VIDEO/ Nuk ka nevojë për shirit që të quhet kapiten, motivimi i madh për lojtarët e Man Utd që u jep Cristiano Ronaldo në tunel: Sot është dita jonë

Tifozët e Manchester United dhe tifozët e Cristiano Ronaldos janë të kënaqur me sjelljen e tij para ndeshjes kundër Norëich që përfundoi me shifrat 3-2. Ronaldo ka treguar se mund të jetë një lider i vërtetë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Pavarësisht se nuk mbante shiritin e kapitenit, portugezi tregoi se si të motivonte dhe inkurajonte bashkëlojtarët.

Para ndeshjes me Norëich, në të cilën shënoi një hat-trick dhe i solli një fitore të rëndësishme United, Ronaldo përshëndeti bashkëlojtarët në tunel, duke i motivuar dhe inkurajuar duke thënë: “Kjo është dita jonë, duhet të bëjmë gjithçka për të fituar. Le të shkojmë atje për të treguar pse e veshim këtë fanellë”. Shumë prej tifozëve shkruajnë në rrjetet sociale se Ronaldo nuk ka nevojë për një shirit që të quhet kapiten. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online