Sa shumë punë për të rifituar besimin e Murinjos që e kishte tradhtuar duke e bërë “kokë turku” për një humbje turpëruese ndaj Bodo Glimt. Marash Kumbulla po kthehej si te Kombëtarja me një seri ndeshjesh pozitive te kryeqytetasit, aq sa rifitoi edhe besimin e tifozëve. Por mjaftoi një 45 minutësh që nuk ishte në nivelin e duhur ndaj Salernitanës që Murinjo ta ulte në stol, për të mos e kthyer kurrë më në fushë.
Në ditën e sotme, Roma do të përballet ndaj Napolit. Sipas mediave italiane, Marash Kumbulla do ta niste nga minuta e parë në vendin e Ibanezit, që do të kishte shansin e tij në ndeshjen e radhës me Interin. Megjithatë në formacionet zyrtare, Murinjo nuk ka lëvizur asgjë në prapavijë dhe Kumbulla e nis sërish nga stoli. Në kushte të tillë, largimi në verë është zgjidhja më e mirë për Marashin. /Sport Ekspres/