Enriko Papa po kalon një peridhë mjaft pozitive me fanellën e Botoshanit. Lojtari shqiptar mban shiritin e kapitenit në radhët e klubit rumun, ku nuk i kanë munguar as golat. Mesfushori ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka ndarë me të gjithë momentin e sikletshëm që përjeton në Rumani. Papa shprehet se e pysim me habi si ka mundësi që ende nuk ka veshur fanellën e Kombëtares, arsyen e së cilës ai vetë e ka të vështirë t’ju a shpjegojë.
“Sa herë dal lojtari i ndeshjes më pyesin: ‘Si ka mundësi që nuk ke një ndeshje me Kombëtaren‘? Nuk kam si t’ja shpjegoj. U them që ajo është zgjedhja (e trajnerit). Nuk i pëlqen kampionati rumun, nuk e di. Ardhja e Filit te Botoshani? Nuk mund të them që e ndihmova unë, është meritë e tij. Rekomandimi ishte i imi. Në radhë të parë më pyetën: “A keni ndonjë lojtar të mirë shqiptar“? Unë Filin e njihja që te Apolonia. Kështu që e sugjerova. I pëlqeu trajnerit, e mori dhe bëri shumë mirë“, është shprehur Enriko Papa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/