Edon Zhegrova bëri një transferim të rëndësishëm në merkaton e dimrit, duke lënë Bazelin për Lilën. Anësori shqiptar ka zënë vendin e titullarit me kampionët në fuqi të Francës, duke treguar vlerat e tij me driblimet dhe golin e shënuar nga në stilin e Robenit.
Paraqitjet dhe talenti i tij ka rënë në radarët e klubit të madh të Premier Ligës. “Sky Sports” raporton se Arsenali po mban në vëzhgim Edon Zhegrovën. Mësohet se vlera e kartonit të lojtarit të përfaqësueses së Kosovës vlen 11 milionë paund plus edhe bonuset./Halit Delibashi-Sport Ekspres/