Një super pritje ka bërë në ditën e sotme Etrit Berisha, që me siguri do të futet tek më të mirat e kësaj jave në Serinë A. Gardiani i Kombëtares ka shpëtuar portën nga një gol i sigurt pas goditjes së Milinkovic Savic. I gjetur në krahun tjetër të portës, Berisha është hedhur në skaj si “Spiderman” për t’i mohuar barazimin mesfushorit serb.
Lojtarët e Lacios ishin me duart në kokë duke mos i besuar topit që nuk përfundoi në rrjetë. Megjithatë përpjekjet e kryeqytetasve u shpërblyen në fund, me Imobilen që prishi magjinë e Berishës. /Sport Ekspres/