Ka përfunduar në baraspeshë 1-1 dueli mes Lacios dhe Torinos. Nuk ka fitues në derbin e portierëve të Shqipërisë, të cilët kanë dalë me nga një pikë nga stadiumi mbrëmjen e sotme. Tomas Strakosha ishte ai i cili e pësoi i pari, teksa Pelegri shkund rrjetën pas ekzekutimit të një goditjeje këndi në minutën e 56. Gjuajtja ishte nga mjaft pranë, duke mos i dhënë mundësinë gardianit të bardhekaltërve për të reaguar.
Ndërkohë në krahun tjetër Berisha ka bërë një punë fantastike gjatë 90 minutave, duke u treguar një “supermen” mes shtyllave. Por ishte Imobile ai që i prishi mbrëmjen në minutën e 92-të, ku i ndihmuar nga një dalje e gabuar e Berishës e dërgon topin në rrjetë dhe vulos fatin e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/