VIDEO/ Medel është i pandreqshëm! Proteston për penalltinë e Juventusit, arbitri i përgjigjet “dhemb për dhemb” nervave të kilianit

Ndeshja mes Juventusit dhe Bolonjës, e përfunduar me rezultatin 1-1, ka sjellë edhe një moment tensioni në minutën e 84-t. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari i ndeshjes vendos të akordojë penallti në favor të Juventusit dhe ndëshkon me karton të kuq Sumaron për ndërhyrjen.

Verdikti i arbitrit nuk i ka pëlqyer aspak Geri Medelit, i cili proteston menjëherë. Saki i tregon kartonin e verdhë dhe i bën thirrje të pushojë, por kiliani vijon të bërtasë ndaj kryesorit të takimit. Sjellja e tij nuk është toleruar aspak nga arbitri, i cili i përgjigjet “dhemb për dhemb” nervave të Medelit, duke i treguar kartonin e kuq. Karakteri i vështirë i hap përsëri telashe lojtarit nga Kili, i cili nuk e ka të lehtë të kontrollojë nervat në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *