“Hyja në fushë për të dëmtuar kundërshtarët”, nuk ka pendesë për Keane: Kurrë nuk kërkoj falje për këtë

Roy Keane njihet për ashpërsinë e tij në mënyrën e të luajturit, duke mos e menduar asnjëherë dylu.ftimin me kundërshtarët. Shumë lojtarë e kanë pësuar prej tij, ku rasti më i keq ka qenë ai i babait të Erling Haaland-it, i cili u detyrua të mbyllte përfundimisht karrierën e tij pas ndërhyrjes së legjendës së Manchester United-it. Megjithatë Roy Keane nuk është penduar aspak për mënyrën e tij të të luajturit. Këtë gjë e thotë haptazi në autobiografinë e tij, ku thekson se ka hyrë në fushë për të dëmtuar kundërshtarët.

“Mund t’ju them diçka? Nuk jam penduar kurrë për asgjë që kam bërë në fushën e futbollit. Kurrë, as një herë. Ndonjëherë jam përjashtuar dhe kam lënë ekipin dhe shokët e skuadrës, kjo mund të ishte shmangur.

Për mua, dalja në fushë ishte një be.tejë. A dola në fushë për të lënduar kundërshtarët e mi? Sigurisht, dhe nuk kam kërkuar kurrë falje për këtë. Edhe kundërshtarët. Ata u përpoqën të më lëndonin, por unë kurrë nuk ankova. Por nuk kam qenë kurrë në fushë në jetën time me qëllimin për të lënduar në mënyrë specifike një kundërshtar. A ndodhi kjo? Ka një shans të mirë që dikush të jetë të pla.gosur rëndë”, është shprehur Roy Keane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *