Armando Broja ka arritur që të fitojë derbin shqiptar në Premier League kundër Granit Xhakës. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë ndaj Arsenalit në atë fitore me shifrat 1-0. Këtë herë Hasenhutl zgjodhi që të luante vetëm me Brojën si sulmues kryesor, ndryshe nga më parë ku mbështetej nga dy lojtarë në vijën e parë.
Në pjesën e parë performanca e sulmuesit të Kombëtares ishte shumë e mirë, duke hyrë shpeshherë në driblime. Por në të dytën konsumi i tij fizik bëri që të zëvendësohej në të 74, teksa mbajtja e topit në pjesën e dytë ishte me statistika të frikshme në favor të Arsenalit: “17%-83%”. Ndërkohë statistikat e përgjithshme e mbajtjes së topit ishte: “24%-76%”. Në momentin që Broja ka dalë nga fusha ka pasur edhe duartrokitje nga e tifozëve të Southampton. /Sport Ekspres/