Trajneri i Vllaznisë ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën. Plori është ndalur jo pak edhe te çështja Diagne. Mbrojtësi zgjodhi që të largohej nga skuadra dhe ishte i pakënaqur pasi mësoi se nuk do të luante nga minuta e parë ndaj Partizanit. Ndërkohë tekniku i ekipit shkodran pret një justifikim të fortë për këtë vendim.
“Diagne? Nuk e quaj dot të larguar. Iku një ditë para ndeshjes me Partizanin, shpresoj të mos ketë ndonjë problem të madh familajr ose personal. Një lojtar profesionist nuk mund ta shpjegojë ndryshe largimin në atë situatë, ku ne po luanim gjithë fatet e sezonit. Shpresoj të jetë gjithcka mirë dhe të kthehet me skuadrën, nuk do të jetë as nesër me ne”, tha Plori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/