Barcelona përjetoi turpin më të madh në historinë e saj. Si për të mos mjaftuar eliminimi nga Europa League, “Camp Nou” kthehet në shtëpinë e Frankfurtit. Tifozët gjermanë kanë marrë nën kontroll total stadiumin mitik, i cili është veshur i gjithi me ngjyrën e bardhë si… Reali i Madridit, rivali i përjetshëm i katalanasve.
30 mijë bluza të bardha kanë qenë të pranishme në “Camp Nou”, nga ku nuk i kanë ndaluar brohorimat dhe koret për Ajntraktin e Frankfurtit, duke i bërë lojtarët e Barcelonës të ndihen të huaj në shtëpinë e tyre. Madje nuk kanë munguar as vërshëllimat për ekipin katalanas që në momentin kur futbollistët kanë shkelur në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Barca players booed out by large away contingent as the DJ cranks up AC/DC pic.twitter.com/sDl5CtTZfa
— Samuel Marsden (@samuelmarsden) April 14, 2022
HUMILLACION HISTORICA EN EL CAMP NOU A LA “AFICION” DEL FC BARCELONA de la aficion del @eintracht
ESTO PASA CUANDO SOLO QUIERES CLIENTES Y TURISTAS!! pic.twitter.com/9hF08rfJEm— FORO MDM (@elforomdm) April 14, 2022