Mbërritja në finale gëzon Alban Xhaferin, presidenti tregohet dorëlëshuar dhe dyfishon premion për Vllazninë

Vllaznia siguroi biletën për në finale të Kupës së Shqipërisë pas eliminimit të Partizanit. Shkodranët u treguan më të saktë nga 11 metrat, duke mbërritur kështu një hap larg trofeut dhe pjesëmarrjes në kompeticionet europiane. Këto të fundit janë pikërisht objektivi minimal i Vllaznisë, prandaj presidenti Alban Xhaferi ka vendosur të shpërblejë ekipin pas kualifikimit të djeshëm.

Gëzimi në kampin shkodran ka qenë vërtetë i madh, aq sa vetë Xhaferi ka vendosur të dyfishojë premion për skuadrën. Nga 10 mijë euro të menduara fillimisht, kreu i Vllaznisë do të shpërndajë 20 mijë euro. Një motivim shtesë ky për lojtarët, që të mund të rrisin entuziasmin në kampionat dhe të marrin në duart e tyre trofeun e Kupës së Shqipërisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *