Të gjithë flasin për Luka Modric, por një paraqitje të pabesueshme ka bërë në mbrëmjen e sotme Dani Parejo. Mesfushori i Vilareal ka fituar 100% të dueleve, duke përfshirë ato ajrore dhe në tokë.
Praktikisht e pamundur që të ndodh, por faqet e kushtuar për statistikat konfirmojnë se Parejo nuk humbi asnjë duel ndaj Bayern Munchen. Madje edhe në momentin e golit, ideimi fillestar nisi nga këmbët e tij duke shkaktuar dramën e gjermanëve.
Në fund ka vend edhe për poshtërim ndaj trajnerit Nagelsman që kur u hodh shorti, u shpreh se me Vilarealin do ta mbyllte historin që në ndeshjen e parë. “Ai nuk na respektoi ne dhe futbollin. Kur ju pështyni, zakonisht duhet ta lëpini pastaj pështymën tuaj”, tha Parejo pas ndeshjes. /Sport Ekspres/