VIDEO/ Goli që mbajti nën ankthin e eliminimit “Santiago Bernabeun”, Chelsea shënoi nga këndorja që nuk e preku askush

Chelsea bëri surprizën e madhe në “Santiago Bernabeu”. Ajo që në dukje ishte e pamundur, u bë realitet nga blutë e Londrës. Takimi i kthimit mes Realit të Madridit dhe Chelsea-t përfundoi në kohë shtesë, duke u mbyllur me rezultatin 3-1, ashtu sikurse në Londër.

Megjithatë, polemikat nuk munguan as në këtë përballje. Antonio Rudiger shënoi golin e dytë për skuadrën e Tuchel-it, duke mbajtur nën ankthin e eliminimit gjithë “Santiago Bernabeut”. Goli erdhi pikërisht nga një goditje nga këndi e cila u protestua shumë nga Modric dhe Nacho. Arsyeja? Askush nuk e devijoi topin e goditur nga lojtari i Chelsea-t. Megjithatë, gjyqtari ndante një tjetër mendim dhe i jep bluve të Londrës të drejtën e një goditjeje nga këndi. Prej andej Rudiger shënoi një gol, që ndoshta në fund mund të lërë jashtë Champions League-s Realin e Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *