Partizani do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës. Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 0-0, por trajneri Mehmeti nuk i trembet vendosjes së finales në stadiumin kundërshtar.
“Skuadra është stërvitur me entuziazëm, plus edhe faktori që jemi stërvitur gjatë kësaj kohe në shtëpinë tonë, që i ka munguar prej shumë viteve. Kjo është meritë e presidentit Demi, sepse është një investim privat dhe kolosal që do t’i shërbejë brezave të Partizanit. Në këtë situatë ta kuptojnë të gjithë se sa të rëndësishme janë rezultatet pozitive në një moment historik për klubin.
Një nga faktorët kryesor që kjo skuadër tregon personalitet është në situatat që ekipi është në disavantazh ose në situata të vështira dhe di të reagojë. Ky është një faktor që skuadra me stafin ka punuar shumë për të treguar personalitetin e duhur dhe të fokusohemi për t’u përmirësuar dhe ta vlerësojmë klubin ku bëjmë pjesë.D
uke pasur parasysh të gjitha faktorët, mendoj se një stadium i tillë si i Shkodrës është një kënaqësi të luash. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë dhe tensionin brenda, për sa i përket mënyrës se si do ta perceptojnë lojtarët. Mendoj se miti jashtë fushës ka rënë edhe që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri”, tha Mehmeti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/