“Mbaj përgjegjësi për ndeshjet në kohën time”! Trajneri i Dinamos mban gjallë shpresat për të mbijetuar: Matematika na mban ende në Superiore

Dinamo ka pësuar një tjetër humbje që e dërgon këtë ekip më afër Kategorisë së Parë. Në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit do të vendoste goli i Selmanit. Pjesa e parë ishte një përgjumje e vërtetë ku llogaritet vetëm mundësia e Haxhiut që përfitoi nga dalja tërësisht e pakuptueshme e Salit. Por Karakaçi nuk e la topin që të shkonte në rrjetë. Pavarësisht dëshirës për të kërkuar portën e krutanëve, kryeqytetasit nuk shfaqën asnjë rast të pastër.

Në të dytën ritmi nisi të shtohej sadopak nga Dinamo në portën kundërshtare, por sërish pa efikasitet. Mjaftoi një rast dhe një goditje në portë që Kastrioti të shënonte. Si gjithmonë ekipi i Celës është shumë cinik, ku pas një topi të mbetur në zonë, mbrojtësi gjeti cepin e rrjetës. Tanimë krutanët kanë rezultate më të mira edhe se vetë Tirana pasi në pesë ndeshjet e fundit njohin katër fitore dhe një barazim, ndryshe nga bardheblutë me tre fitore dhe dy barazime. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Vanoli: “Në këto tre ndeshje, ne vetëm Egnatian nuk kemi luajtur mirë. Sot u goditëm vetëm nga një goditje standarte. Nuk arritëm të kalonim në nivelin ofensiv në të njëjtin kualitet si ishim në mbrojtje. Janë këto situatat ku edhe me një gjysmë goditje përfundon topi në rrjetë. Urime edhe kundërshtarit pasi nuk gaboi asgjë. Momenti i golit? Kemi bërë shumë gabime më para, kemi pësuar gol, por nuk i kemi falur gjë kundërshtarit. Nuk është mbyllur shpresa e mbijetesës, përderisa matematika na mban ende në lojë. Unë flas vetëm për këto tre ndeshje që jam me ekipin dhe jo për atë që ka ndodhur më parë. Lojtarët po bëjnë punën e tyre dhe ne kemi detyrime ndaj tifozëve dhe presidencës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *