VIDEO/ Kumbullës i rikthehen “makthet” e Bodos! Faulli i tij sjell supergolin e Salernitanës, Murinjo e largon sa nis pjesa e dytë

Marash Kumbulla ka qenë larg nivelit të treguar në javët e fundit. Mbrojtësit shqiptar i janë rikthyer “makthet” e Bodo/Glimtit, ku vitin e shkuar ishte një nga përgjegjësit e turpërimit më të madh në karrierën e Murinjos. Paraqitja e sotme e lojtarit të Kombëtares kuqezi ishte nën nivel, ndërsa prej një faulli të gabuar prej tij Salernitana shënon një supergol me anë të Radovanoviçit.

Sapo nis pjesa dytë e lojës Murinjo vendos të ndërhyjë me zëvendësimet, duke larguar kështu Marash Kumbullën për të hedhur në fushë Nikolo Zaniolon. Roma ka arritur të përmbysë shifrat minutat e fundit të kohës së rregullt, duke gjetur golat me anë të Perezit (81’) dhe Smollingut (85)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *