Armando Broja ishte mungesa e madhe e Southamptonit në ndeshjen me Chelsean. Sulmuesi shqiptar nuk mund të luante për shkakun se është i huazuar dhe zotërohet nga londinezët, duke hequr mundësinë e përballjes në ndeshje direkte. Por ky duket si një fat për sulmuesin shqiptar, pasi Chelsea po fiton me shifrat 0-4 në pjesën e parë.
Bluve të Londrës i kanë mjaftuar vetëm 31 minuta për t’i mërzituar futbollin Southampton-it. Marcos Alonso ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8, ndërsa në të 16-n Mount dyfishoi shifrat. Ndërkohë dy golat e tjerë u shënuan nga Werner në minutën e 22-të dhe Havertz në minutën e 31-të./Sport Ekspres/