Trajneri serb “e pret në besë“ dhe e injoron sërish Ernest Muçin, por ka vend për Jurgen Çelhakën

Legia e Varshavës do të luajë kundër Leç Poznanit për ndeshjen e javës së 28 të kampionatit polak. Ernest Muçi mbetet për të disatën e herë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kampionëve në fuqi të Polonisë. Talenti shqiptar është abonuar me divanin e shtëpisë dhe i duhet që ta ndjekë përsëri Legian nga televizori.

Kjo është një zgjedhje personale e trajnerit, i cili dje konfirmoi se Muçi ishte i gatshëm për sfidën e radhës. Por Vukoviç “ka prerë në besë” ish-lojtarin e Tiranës, duke e injoruar përsëri e duke e lënë në shtëpi për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, në mesfushën e tij ka vend për Jurgen Çelhakën, i cili e nis titullar ndeshjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *