Një mbrëmje aspak e bukur ishte ajo e djeshmja për Rejnën. Lojtari i Borusias së Dortmundit detyrohet të largohet nga fusha e lojës pasi kishte kaluar vetëm një minutë që nga nisja e takimit. Futbollisti i verdhezinjve pësoi një tërheqje muskulare, e cila ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes.
Trajneri vendos ta zëvendësojë, ndërsa Rejna i drejtohet tunelit për në dhomën e zhveshjes me lot në sy. Lojtarët e tjerë mundohen ta ngushëllojnë për ta bërë të ndihet më mirë pas këtij momenti të vështirë. Gjithashtu tifozët vendas të Shtutgartit e kanë duartrokitur gjatë çastit kur u largua nga loja për t’i treguar mbështetjen e tyre./Sport Ekspres/
Reyna Off after 1 min!!!!
Dortmund have SO many muscle-injuries….something wrong …@ViaplayFotball pic.twitter.com/CrbiLXTtV9
— Jan Aage Fjørtoft ???? ?? ?? (@JanAageFjortoft) April 8, 2022