VIDEO/ Tregolëshi ishte “hakmarrja” e tij! Roja i sigurisë nuk e lejonte të futej në stadium, Benzema rrezikoi shumë para ndeshjes me Çelsin

Karim Benzema ishte heroi i Realit të Madridit mbrëmjen e djeshme, kur arriti të dërgonte tre herë topin në rrjetë dhe ti jepte fitoren skuadrës së tij kundër Çelsit. Por historia mund të kishte shkuar tërësisht ndryshe për sulmuesin francez. Ky i fundit rrezikoi shumë përpara sfidës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Roja i sigurisë në “Stemford Brixh” nuk e lejonte të hynte në stadium, pasi kërkonte prej tij kartën e kalimit, të cilën Benzema nuk e kishte në duart e tij. Pavarësisht se përpara syve kishte një nga lojtarët më të mirë të botës, roja i sigurisë së stadiumit nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga rregullat. Për fat të mirë, Benzema arrin të hyjë në “Stemford Brixh” dhe pjesa tjetër është thjesht histori. Ai tregolësh ishte “hakmarrja” e ëmbël e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *