Sfida e sotme mes Ajntraktit të Franfurtit dhe Barcelonës është paraprirë nga një koreografi e veçantë e përgatitur nga tifozët e skuadrës gjermane. Një muaj më parë legjenda e klubit të tyre, Jurgen Grabovski u nda nga jeta, duke lënë pas një histori të pasur me fanellën e Ajntraktit.
Tifozët kanë vendosur të nderojnë ikonën e tyre, duke shpalosur një banderolë me shënimin: “Vetëm Zotët do të ngrihen përsëri”. Më tej tymi ka pushtuar tribunën e tyre pas ndezjes së pishtarëve që mbanin në duar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#SGEFCB: die Choreo für Jürgen #Grabowski bei #EintrachtFrankfurt gegen #Barça ?? #SGE pic.twitter.com/CnUTHgSMwG
— KURVENHELDEN (@kurvenhelden) April 7, 2022