Pep Guardiola është konsideruar si një nga trajnerët më të mirë të futbollit në botë për më shumë se një dekadë. Spanjolli depërtoi në biznesin e trajnerëve kur drejtoi Barcelonën me sukses të madh nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe më pas bëri të njëjtën gjë me Bayern Munichun, përpara se të vinte në Manchester City në verën e vitit 2016.
Ai ka kontratë me “qytetarët” deri në vitin 2023 dhe mund të largohet më herët nga klubi, nëse pranon ftesën për t’u bërë trajner i Brazilit. Kontrata mund të jetë problem për brazilianët dhe një tjetër pengesë është fakti që brazilianët janë gati të ofrojnë një kontratë më të keqe se ajo që ka Guardiola si trajner i Manchester Cityt.
“Marca” spanjolle raporton se me ardhjen në pankinën e Brazilit, Guardiola do të pranonte një pagë deri në 12.000.000 euro në vit. Sipas këtyre raportimeve, Guardiola të niste punën për të zëvendësuar Tite menjëherë pas Botërorit të Katarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/