Nëse Dinamo është ende në valle për të mbijetuar është edhe për meritë të tij, Edvan Bakaj u tregon drejtuesëve se po gabojnë me dënimin

Në dënimet e shumta të Dinamos gjatë kësaj periudhe të errët të klubit përfshihet edhe Edvan Bakaj. Kjo skuadër ka prodhuar shumë portierë në vetëm një sezon, por padyshim nëse Dinamo është ende në valle për të shpëtuar dhe jo matematikisht e rënë, merita i takojnë edhe Bakajt.

Por gardiani është dënuar nga klubi duke u çuar në ekipet zinxhirë për stërvitje, pavarësisht moshës 34-vjeçare. Ndërkohë Bakaj ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shfaqur disa nga pritjet e tij me ekipin e Dinamos në këtë sezon, për t’i treguar drejtuesëve gabimin e bërë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *