Bayern Munich humbi 1-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Arnaut Danjuma në minutën e tetë dhe nëndetëset e verdha mund të festonin lehtësisht me një diferencë më të madhe në këtë ndeshje sepse humbën një numër vërtet të madh rastesh.
Mbas 62 minutash të luajtura, Gerard Moreno mund të shënonte ndaj Manuel Neuer kur sulmoi nga e majta, por topi i harkuar prej tij ishte më lartë sesa duhej. Portieri gjerman ia kaloi topin lojtarit vendas dhe ndodhej praktikisht në mesfushë, me gafën që mund të përfundonte në t.ragjedi për gjermanët. /Sport Ekspres/
Neuer ??
— PLFans (@FBWC22) April 6, 2022