“La mbrapa Bellingham dhe Martinelli”! Media e huaj: Pronarët e rinj të Chelsea-t e kanë gati zgjidhjen, Armando Broja është Didier Drogba…

Jehona e madhe për sulmuesin e Shqipërisë po vazhdon edhe në këto kohë kur Broja po kalon një krizë të vogël. Së fundmi ishte CIES, faqja e studimeve sportive, e cila e ka shpallur lojtarin e Kombëtares si një nga talentet më të mirë të Europës duke iu referuar performancave të lojtarëve nën 21-vjeç.

Nuk është pak, Broja la mbrapa Jude Bellingham, Jamal Musiala dhe Gabriel Martinelli. Ndërkohë “Football London” shkruan se pronarët e rinjë të Chelsea e kanë gati zgjidhjen e tyre për krizën, pa shpenzuar shumë. Në artikull shkruhet se Broja është Didier Drogba i ri që mund ta udhëheq Chelsea-n drejt sukseseve, ndërsa pritet që londinezët të kenë pronar të ri pas gjithçkaje ndodhi me Abrahmovic.

“Chelsea besohet se dëshiron të shikojë më nga afër Broja gjatë verës përpara se të vendosë për fazën tjetër të karrierës së tij, pronarët e rinj duhet ta bëjnë prioritet hapjen e një rruge të pakundërshtueshme për sulmuesin në ekipin e parë të Thomas Tuchel. Didier Drogba e udhëhoqi skuadrën perëndimore të Londrës në një epokë të re dhe ndërkombëtari shqiptar mund ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *