“Si në kohët e vjetëra”! U largua Mirel Josa, Laçi vjen me ekspertin e Europës që solli rezultatet mbreslënëse

Mirel Josa është larguar nga Laçi në një moment të papritur. Pasi kurbinasit e nisën sezonin si mos më keq, Josa solli shumë fitore radhazi duke i bërë kurbinasit që të ëndërronin edhe për vendin e parë. Megjithatë me një Tiranë që nuk njeh kundërshtar dhe pas ikjes së Lushkjes, titulli kampion nuk mund të arrihej. Te Laçi e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin dhe bëhet fjalë për Shpëtim Duron.

Një zgjedhje kjo që merr kuptim në këtë moment. Në sezonin e shkuar me këtë trajner, kurbinasit arritën rezultate mbreslënëse në Europë duke krenuar të gjithë tifozët shqiptarë, me kulmimin e eliminimit të Craiova dhe eliminimit nga Anderlehti. “Si në kohët e vjetëra, ditë të bukura po vijnë”, është postimi i Edmond Dostit që kujton kohën nga vera e shkuar kur së bashku me Shpëtim Duron ishin në përgatitje para Anderlehtit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *