Në fundjavë do të kemi derbin në Spanjë teksa Sevilja do të ndeshet me Granadan. Megjithatë pritet që Myrto Uzuni të mos jetë titullarë në këtë takim. Sipas “Joranada Perfecta”, sulmuesi shqiptar do të sakrifikohet për Luis Javier Suarez dhe duhet të vazhdojë të punojë për t’u rikthyer nga minuta e parë.
“Sulmuesi nga Shqipëria nuk po kalon një eksperiencë të këndshme në qytetin e Alhambras, të paktën për momentin dhe është ende në kërkim të versionit të tij më të mirë. Ky gol me ekipin e tij kombëtar mund t’i japë atij njëfarë besimi për ndeshjet e ardhshme. Për momentin, megjithatë, ajo që duket është se ai nuk do të jetë titullar ndaj Seviljës”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/