Video që provon se Luka Modric është më shumë se një futbollist, mori vendin e trajnerit Anceloti dhe nxori në nxehje lojtarët

Të shtunën, Real Madrid fitoi ndaj Celtas 2:1 në një transfertë të vështirë në Vigo, kështu që mbeti bindshëm në kryesim të La Liga. Reali po i afrohet titullit dhe fitorja ndaj Celtës praktikisht i hapi rrugën mbretërve drejt objektivit.

Dy golat e Karim Benzema nga pika e bardhë i lejuan Real Madridit të hyjë më qetë në vijën e finishit dhe të ketë 12 pikë epërsi ndaj Barcelonës. Ndërkohë Luka Modric është më afër mbylljes së karrierës, por vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme për ekipin.

Kroati luajti për 74 minuta ndaj Celta-s dhe më pas duhej të ulej  në stol. Por mesfushori nuk pushoi, përkundrazi, mori rolin e trajnerit. Kamerat e ndoqën teksa po i jepte udhëzime shokëve të tij gjatë gjithë kohës, madje duke dërguar edhe Nacho në nxehmje në mungesë të Carlo Anceloti, trajnerit që mungonte për shkakun e Koronavirusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *