PLAS BOM.BA/ “Këta nuk janë më as burra”! Presidenti i Dinamos i kthehet keq lojtarëve dhe sinjale dorëheqje: Më falni, u mundova për më të mirën

Ishte personi i fundit që duhej ta vriste ndërgjegjja se bëri diçka keq në këtë sezon te Dinamo, por i pari që mban përgjegjsinë mbi supe. Po flasim për presidentin e ekipit, Ardian Bardhi. Nëpërmjet një komunikimi me mesazh me moderatorin e emisionit “Skaner”, Gerti Carcani, janë dhënë qartazi edhe sinjalet e dorëheqjes.

“Nuk kam më fjalë për këtë skuadër, nuk e di se çfarë të them. Këta nuk janë as burra më. Ndoshta është edhe faji im, ndoshta nuk jam presidenti i duhur, i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve, por unë jam munduar që të bëj më të mirën”, shkruan Bardhi që është tërësisht i zhgënjyer nga lojtarët e Dinamos, më të paguarit e Superiores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *