Florian Marku ka marrë një tjetër fitore të madhe. Boksieri shqiptar fitoi për herë të parë në vitin 2022 dhe vazhdon në ecurinë fantastike pa njohur humbje. Në Anglinë e mbushur me shqiptarë, Marku nuk zhgënjeu.
Një përballje e cila nisi e luftuar nga të dy krahët, por në raundin e katërt do të vendosej gjithçka. Disa goditje në kokën e Jenkins bën që kundërshtari i Markut të niste edhe lëkundjet në ring, me arbitrin që vendosi menjëherë për mbylljen e saj. /Sport Ekspres/
Marku going right up the gears in the fourth round as he stops Chris Jenkins?? pic.twitter.com/026K0IE3hU
— globalnewsboxing (@globalnewsbox) April 2, 2022