“Nuk e donim Serbinë në grup”, në Zvicër i ndodh ajo që i frikësoheshin: Pas asaj me Xhakën dhe Shaqirin shpresoj të mos ekzagjerohet

Shorti i sotëm i grupeve për Kupën e Botës Katar 2022 ka ndodhur pikërisht ajo që në Zvicër frikësoheshin më tepër. Helvetët dhe Kombëtarja ballkanase do të duhet të ballafaqohen përsëri me njëra-tjetrën. Katër vite më parë në Rusi, Xhaka dhe Shaqiri do të ngrinin “shqiponjën” përpara syve të tifozëve serb pas golave të shënuar, duke bërë që ndeshja të marrë një jehonë të madhe edhe jashtë fushe. Kryeredaktori i prestigjozes “Blick.ch“, Adreas Boni, ka komentuar shortin e hedhur në Doha. Ai shprehet se ka ndodhur pikërisht ajo që Zvicra nuk donte dhe se shpreson që ndeshja me Serbinë të mos ekzagjerohet nga mediat.

“Të ndodh pikërisht ajo që ti nuk do. Ne nuk donim me patjetër të kishim Serbinë në grupin tonë. Kjo pas atij dopio incidenti të ndodhur pas abuzimeve me Xhakën dhe Shaqirin pas agres.ioneve dhe raportimeve të mediave. Por situata është kjo, duhet ta pranojmë. Brazili është gjithashtu një përsëritje e 2018-ës. Atëherë kemi luajtur në të njëjtin grup në Rusi. Në fund të fundit është diçka e bukur. Nga ana sportive nuk duhet të kesh frikë. Shpresojmë që çështja e Serbisë të mos ekzagjerohet”, ka thënë Adreas Boni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *