“Kur bën listën Reja është në të parët që i shkon ftesa”, Xhixho tregon mungesën e Balliut: E ka refuzuar ai Kombëtaren

Ivan Balliu tregoi një rendimet mjaft të lartë kundër Spanjës, aq sa shumë tifozë ngritën me të drejtë pyetjen: “Përse nuk ka ardhur më parë në Kombëtare”? Por ftesa nuk i ka munguar asnjëherë. Këtë e konfirmon edhe Pano Xhixho në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“. Gazetari i njohur shqiptar zbulon se ka qenë gjithnjë ndër të parët që ka marrë ftesën e Rejës, por ka qenë vetë Balliu ai që e ka refuzuar. Kjo për shkak të Kovidit dhe dëmtimeve që ka pasur.

“Balliut nuk i ka munguar asnjëherë ftesa e Kombëtares. Ka qenë ai që nuk ka ardhur. Pastaj, Balliu është një lojtar që nuk e flet mirë shqipen, që është pak djalë i urtë. Është një djalë shumë progesionist. Por kovidi, i dëmtuar… Ka qenë Balliu që ka refuzuar Kombëtaren, jo se ftesa nuk i ka vajtur nga Reja. Kush është ai që nuk e do një lojtar që luan me Rajo Vajekanon në kampionatin spanjoll? Nuk ka shanse të jetë një lojtar jashtë orbitës së Kombëtares. Ky ka qenë gjithmonë kontigjent. Kur bën listën Reja, Balliu është një nga ata lojtarë që ftesa i vete të parit. Duhet ta themi këtë gjë“, ka thënë Pano Xhixho./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *