“Për shpirt, Reja do shtrihej vetë në fushë për ta vonuar”! Nevil Dede tregon çfarë e bën entuziast te Kombëtarja: Shqipëria mbush dy stadiume

Nevil Dede ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës, trajneri ka thënë se Reja do të shtrihej edhe vetë në fushën e lojës vetëm për të vonuar minutat në mënyrë që kuqezinjtë të mbanin barazimin në atë takim.

“Për mua ishte ndeshje e karrierës së tij. Për shpirt Reja edhe vetë do e vononte do lojën, do shtrihej edhe vetë në fushë aty. Balliu ishte ndër më të mirët në fushë. Shyqyr që kemi një mbrojtës të tillë, që është i shpejtë. Anësorët nuk i kemi pasur të shpejtë. Mendoj që ishte zëvendësim i dëtyruar. Një nga batutat që mua më pëlqen më shumë me Kombëtaren është që mbushi dy stadiume, me specifika të ndryshme.

Mbushi një stadium në Spanjë, duke menduar që Spanja ka përballë Shqipërinë dhe jo të gjithë spanjollët njohin Shqipërinë. Dhe e dyta vijmë në “Air Albania” dhe mbushin stadiumin këtu. Ne shqiptarët duke menduar se luajmë me Gjeorgjinë, nuk është e njëjta pritshmëri, ndjesi apo përjetim i tifozëve shqiptarë. Kjo më bën të ndihem mirë dhe të ndihem entuziast për Kombëtaren. Tifozët i kemi pasur gjithmonë në mbështetje, por kështu fitohen tifozët”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online