Eliminimi i Italisë ndezi entuziasmin në Maqedoninë e Veriut, të cilët nisën të besonin në një ëndërr të pamundur. Por Portugalia i tregoi së në “Dragao” nuk ishte Itali. Fqinjët lindorë janë “gjunjëzuar” në stadiumin e Portos, ku janë mposhtur me rezultatin 2-0. Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë për të dërguar luzitanët në Katar.
Bruno Fernandez nis festën portugeze në minutën e 32-të, kur pas një asisti të Kristiano Ronaldos arrin të mposhtë portierin Dimitrievski. Ndërkohë ishte po mesfushori i Manchester United-it ai që ndëshkoi përsëri Maqedoninë e Veriut, duke shënuar në minutën e 65. Kampionatit Botëror nuk do i mungojë Kristiano Ronaldo, i cili së bashku me Lionel Mesin mund të luajnë Botërorin e fundit të karrierës së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bruno Fernandes gets his second for Portugal! ??
— United Zone Clips (@utdzonevid) March 29, 2022