Portugalia nuk lë vend për surpriza. Luzitanët kalojnë pengesën e parë në rrugën drejt Katarit, teksa mposhtin me rezultatin 3-1 Turqinë. Goli i parë mban firmën e Otavios, i cili shkundi rrjetën e turqve në minutën e 15. Vetëm dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Jota dyfishoi rezultatin.
Turqia reagon në pjesën e dytë me anë të Burak Yilmaz-it, por goli i tij vlen vetëm për statistikë. Në momentin kur të gjithë prisnin vërshëllimën e trefishtë, Matheus Nunes fikson shifrat përfundimtare në 3-1. Ronaldo dhe Portugalia tashmë do të përballen me Maqedoninë e Veriut për të siguruar gupet e Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Incredible third man run, top class finish. Matheus Nunes! pic.twitter.com/dewQ9yGE0O
— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) March 24, 2022
Diogo Jota pone el 2-0 entre #Portugal vs #Turquía pic.twitter.com/BQEmux3DJd
— Tomás ®? (@TomasRocca2) March 24, 2022