Armando Broja do të jetë 30-vjeç dhe Gjimshiti do të ketë lënë futbollin! Panorama e dënimit 10-vjeçar të Shqipërisë, më e keqja vjen më pas

Shqipëria është duke rrezikuar seriozisht dënimin e rëndë në UEFA. Në bazë të informacioneve të fundit që qarkullojnë, ka kohë deri në fundin e këtij muaji që Qeveria të tërhiqet nga dëshira e saj për të pushtuar ishullin e fundit, në të kundërt do të vijë dënimi 10-vjeçar.

Në rastin më të mirë, Armando Broja do të ishte në moshën 30-vjeçare, Kristjan Asllani do të ishte 28-vjeç dhe Berat Gjimshiti do të kishte lënë futbollin. Por përse themi në rastin më të mirë? Kjo pasi e keqja nuk mbaron këtu.

Shqipëria do ta niste nga pika zero ku u gjend edhe Kosova pak vite më parë, teksa për t’u rregjistruar sërish në UEFA duhej të përmbushte disa kushte të cilat kërkojnë kohën e tyre. E thënë më thjeshtë, do të duheshin breza e breza me radhë që të shihnin kuqezinjtë në nivelet më të larta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *