“Vrioni luan në kategorinë e dytë”! Jupi kërkon Seferin përpara Xhakomos: E marrin kur s’është mirë, s’e marrin kur është mirë

Redi Jupi ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku ka komentuar edhe listën e lojtarëve të publikuar nga Reja. Ish-futbollisti i Dinamos shpreh kritikat e tij për lënien jashtë të Taulant Seferit. Sipas tij sulmuesi i Tiranës e meritonte ftesën përpara Xhakomo Vrionit, duke e ulur nivelin e ligës në të austriake.

“Me ekipin kombëtar ne kemi 5 sulmues të grumbulluar. Është Uzuni, Cikalleshi, Broja, Manaj, është edhe Vrioni. Xhakomo Vrioni luan në kategoritë e dytë austriake. Kategoria e dytë austriake të siguroj unë që nuk ka lidhje me skuadrat e mira  shqiptare. Është i lehtë, nuk është nivel i lartë. Pa dashur t’i ul asgjë Vrionit, sepse është një lotjar i talentuar, ka luajtur me Juventusin etj. Por unë mendoj që në këtë ndeshje Taulant Seferi duhetë ishte para Vrionit në hierarkinë e sulmuesve. Është e vërtetë që do luash me dy sulmues dhe do bësh dy ndërrime, por me Gjeorgjinë ka hapësira.

Taulant Seferi ka luajtur në formacion në një moment që ai s’ishte fare në psiko-fizikën që është tani. E marrin kur s’është mirë dhe nuk e marrin kur është mirë. Pra i duhej dhënë mundësia, jo vetëm për të thënë që kemi marrë një lojtar nga kampionati shqiptar. Por po marrim një lojtar nga kampionatis shqiptar lartësisht më I mirë se gjithë lojtarët e tjerë. Pra, ai nuk ka lidhje shumë me kampionatin tonë. Është një lojtar i një niveli tjetër. Kur lojtarët shfaqen kaq mirë ti ku ta gjesh që ti japësh një status kampionatit nëpërmjet stilit të tij”, ka deklaruar Redi Jupi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online