Jurgen Celhaka ishte protagonist në ndeshjen e fundit të Legias së Varshavës kundër Rakoë, në atë barazim me shifrat 1-1. Një ndeshje e vështirë kundër vendit të dytë në elitën e Polonisë dhe ish-mesfushori i Tiranës solli golin e parë për Legian.
Pas një ndërhyrje fantastike në mesfushë, duke ndërprerë aksionin e Rakoë dhe duke nisur kundërsulmin e Legias, do të vinte realizimi i parë. Legia e Varshavës e ka shpërndarë këtë moment në rrjetet sociale, ndërsa Celahaka quhet tanimë…”fshesa magjike”. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram