Qazim Laçi arriti të shënonte një super gol në përballjen e fundit të Ajaccio-s, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij. Tanimë më afër Ligue 1 dhe njëkohësisht duke u përgatitur për Kombëtaren, mesfushori ishte i ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” dhe ka kujtuar vështirësinë e Rejës në zgjedhje.
“Do të kemi dy ndeshje me rëndësi tani, shpresoj t’ia dalim ndaj Spanjës dhe të kemi paraqitje të mirë. Shpresoj shumë që të jem titullar, por do ta shohim. Jemi shumë aty dhe nuk është e lehtë për trajnerin. Konkurrencë të madhe ka te Kombëtarja në të gjitha repartet duke filluar nga portieri. Është e vështirë për Rejën edhe për lojtarët që do të hyjë në pjesën e dytë. Ekipi? Tani po garojmë për të hyrë në Ligue 1”, tha Laçi. /Sport Ekspres/