Mbrëmjen e djeshme Rangers dhe Crvena Zvezda janë përballur në Beograd në një ndeshje të vlefshme për Europa League. Klubi serb ka fituar me rezultatin 2-1, por në fund kualifikimi për në çerekfinale i takoi Rangers-it.
Sfida ka qenë e zjarrtë edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar provokimet. Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përleshur edhe fizikisht jashtë stadiumit. Ndërkohë një prej tifozëve të ultrasve skocezë u ka treguar serbëve të Delijes shqiponjën me dy krerë, simbol të shqiptarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/