LAJM I FUNDIT/ Ishulli i vetëm që mbetet i pa ndotur, Armand Duka fiton thellë në zgjedhjet ne FSHF dhe rizgjidhet president, Starova kalon Shakohoxhën

Vetëm pak minuta më parë ka mbaruar numërimi i votave për presidentin e ri të FSHF në Asamblenë e Përgjithshme. “Ishulli i fundit” vazhdon të mbijetojë dhe të mbetet i pandotur nga politika, teksa edhe këtë herë kandidatura e tyre nuk ka arritur të fitojë.

Armand Duka është rizgjedhur në krye të FSHF me mbështetje të madhe nga komuniteti i futbollit që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, në momentet e shumta të vështira në këtë garë që kishte gjithçka, veçse projekteve.

Kështu Armand Duka është rizgjedhur në postin e FSHF me shumicën dërrmuese të votave, 39 të tilla, ndërsa Starova ka pasur 4 vota. Nga ana tjetër, votuesit e Shakohoxhës kanë braktisur Asamblenë duke prekur numrin 0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *