U zgjodh sërish si presidenti i FSHF, Armand Duka: Do t’i dëgjoj të gjitha vërejtjet tuaja, jam i emocionuar dhe i përulur

Vetëm pak minuta më parë ka mbaruar numërimi i votave për presidentin e ri të FSHF në Asamblenë e Përgjithshme. “Ishulli i fundit” vazhdon të mbijetojë dhe të mbetet i pandotur nga politika, teksa edhe këtë herë kandidatura e tyre nuk ka arritur të fitojë.

Armand Duka është rizgjedhur në krye të FSHF me mbështetje të madhe nga komuniteti i futbollit që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, në momentet e shumta të vështira në këtë garë që kishte gjithçka, veçse projekteve.

Kështu Armand Duka është rizgjedhur në postin e FSHF me shumicën dërrmuese të votave, 39 të tilla, me 2 të pavlefshme për gabime teknike, ndërsa Starova ka pasur 4 vota. Nga ana tjetër, votuesit e Shakohoxhës kanë braktisur Asamblenë duke prekur numrin 0. Menjëherë pas fitores, Duka është shprehur i emocionuar:

“Jam i emocionuar për këtë mbështetje. E di që gjithëkush ka një vërejtje për mua. Do të vazhdoj t’i dëgjoj, t’i mbaj shënim dhe t’i korrigjoj në këtë 4-vjeçar. Kam dëgjuar dhe vazhdoj të dëgjoj shpifje dhe ofendime. Do t’i shmang ato si vetë loja jonë me sportivitet. Duhet t’i lëmë pas ato që kemi kaluar. Dua t’ju falënderoj përulësisht dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë 4 viteve të ardhshme”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online