Rayo Vallecano po luan kundër Seviljës në shtëpi, teksa rezultati është në shifrat 1-1. Ivan Balliu e ka nisur sërish si titullar këtë takim, teksa është pjesë e padiskutueshme e Vallecanos si një lojtar që nuk e njeh stolin.
Por këtë herë flitet për një ndeshje të vështirë pasi Sevilja po mban vendin e dytë në La Liga. Goli i parë do të vinte nga Vallecano në minutën e 46. Ivan Balliu dhuron një krosim të ëmbël që i kthehet në asist, pasi Bebe shënoi super gol ndaj Seviljës. /Sport Ekspres/