E diela e gjitha e rezervuar për legjionarët shqiptarë! Nga Broja te Berisha, sa shumë shqiptarë në fushë

Fundjavat janë të rezervuara për futbollin dhe në kampionatet elitare të Europës nuk mundojnë as lojtarët shqiptarë. Armando Broja do të ketë shansin e tij për të treguar se ajo paraqitje e dobët me Njukastëllin ishte thjesht një rastësi. Sulmuesi shqiptar do të përballet me mbrojtësat e Uatfordit, duke nisur nga ora 15:00. Ndërkohë një tjetër emër që pritet të zbresë në fushë në Premier Ligë është edhe Milot Rashica, teksa Noruiçi i tij sfidon Lidsin.

Ndërkohë në Serinë A do të ketë punë për mbrojtësat shqiptarë. Rrahmani përballet me të shkuarën e tij, ku do të luajë me fanellën e Napolit kundër Veronës. Në fushë do të jenë edhe Kumbulla me Romën, apo edhe Gjimshiti me Atalantën. Një emër i ri në listë do të jetë edhe ai i Etrit Berishës, që më në fund Juriç po i jep besimin e duhur dhe me shumë ngjasa do të veshë dorezat kundër Interit. Kjo e dielë gjen gjithashtu në aksion edhe Cikalleshin, Vrionin, apo edhe Jasir Asanin, të cilët do të përpiqen të kërcënojnë mbrojtjet kundërshtare për të festuar golin me ekipin e tyre./Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve:

Serie A

15:00 Verona – Napoli

18:00 Atalanta – Xhenoia

18:00 Udineze – Roma

20:45 Torino – Inter

Premier Ligë

15:00 Sauthempton – Uatford

15:00 Lids – Noruiç

La Liga

14:0 Rajo Vajekani-Sevija

18:30 Real Sociedad – Alavesh

Ligue 1

15:00 Klermon – Lorent

Austri:

14:30 Lask Linc – Tiroli

Turqi

11:30 Kajserispor – Koniaspor

Hungari

14:30 Kisvarda – Grimot Gior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *