Një erë e re! Kështu pritej të ishte kjo e sotmja për Myrto Uzunin teksa Granada shkarkoi trajnerin Moreno në ndeshjen e shkuar dhe emëroi teknikun e ri. Sulmuesi shqiptar e ka nisur sërish si titullar edhe në ditën e sotme kundër Elche.
Ndeshja po vazhdon me shifrat 0-1 dhe Granada ndodhet në vendin e 17 me vetëm një pikë më tepër se vendi që të dërgon në Kategorinë e Dytë të Spanjë. Kjo është ndeshja e 6 e Uzunit dhe nuk numërohet ende goli i parë për të teksa edhe në përballjen me Valencian do të regjistrohej si autogol i portierit rasti i krijuar nga Uzuni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/