E FUNDIT/ Tirana sundon klasiken me Vllazninë falë “Spider-man”, Partizani merr barazimin ndaj Egnatias në ndeshjen e çmendur me 9 lojtarë

Tirana ka arritur që të fitojë edhe kundër Vllaznisë në klasiken e futbollit shqiptar. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-2 për bardheblutë. Shkodranët e nisën me golin e Aralicës duke prodhuar entuziazëm të madh që në minutën e 7. Latifi kishte shansin e artë për të dyfishuar në të 35, por Bekaj arriti që ta shpërqendrojë dhe topi përfundoi në shtyllë. Kur mbyllej pjesa e parë, kryesuesit barazuan rezultatin me skemën perfektë. Një ekzekutim si skema e De Biazit kur Mavraj i shënoi Francës teksa pas pasimit të shkurtër nga goditja e këndit, Seferi u rrotullua në krahun tjetër dhe u afrua me vijën ndarëse duke e futur topin në qendër, atje ku Ismajlgeci nuk gaboi.

Ishte Mustedangac që në minutën e 70 goditi mrekullisht nga goditja e dënimit, por Bekaj si një “Spiderman” gjeti cepin për të evituar golin. Në të 69 ishte Hoti që vulosi fitoren. Nga krahu tjetër një ndeshje e çmendur u prodhua te Partizani-Egnatia që përfundoi me shifrat 2-2. Pas golit të parë të Shytit, Partizani barazoi me Junior në të 60. Marku do të ndëshkohej me karton të kuq vetëm katër minuta më pas ndërsa Shtubina dha goditjen e papritur në të 86. Si për të rënduar më tepër gjendjen, Bitri mori karton të kuq në të 90 duke lënë Partizanin me 9 lojtarë. Në fund ishte sërish Junior që barazoi me Egnatian që del e humbur edhe me barazimin e marrë. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Tirana 1-2 Aralica 7’/ Ismajlgeci 43′, Hoti 69′

69′ Gooool! Seferi futet në zonë në krahun e djathtë dhe pason te Xhixha, ky i fundit gjen bukur Hotin që ndodhet në qendër të zonës. Tërësisht i ftohtë, arrin të gjejë rrjetën dhe përmbysjen, Vllaznia-Tirana 1-2.

43′ Goool! Ekzekutim perfek i Tiranës nga goditja e këndit që të kujton golin e Mavrajt ndaj Francës. Pas ekzekutimit të goditjes së këndit, vjen pasimi i shkurtër për Seferin. Ky i fundit rrotullohet dhe shkon në cepin e vijës për t’ia pasuar Ismajlgecit që gjendej në qendër të zonës dhe dërgon topin në rrjetë, Vllaznia-Tirana 1-1.

35′ Një lëvizje e Jorgjit entuziazmon gjithë Shkodrën. Gjumsi e zgjat dorën më shumë se duhet dhe vazhdohet loja. Protesta te shkodranët, ndërsa Jorgji sheh situatën në VAR. Pas rishikimit, dora drejtohet te 11-metrat. Shkodra në festë, por goditja e Latifit nuk është e saktë, Bekaj i kupton idenë, ndërsa topi gjen shtyllën.

7’ Goool! Festa e çmendur në Shkodër. Aralica futet bukur drejt zonës, kalon Bekajn dhe dërgon topin në rrjetë. Lojtarët e Tiranës kërkojnë të largojnë sferën, por arbitri tregon se kishte kaluar vijën, Vllaznia-Tirana 1-0

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Diagne, Adili, Bulatovic; Kruja, Krymi, Mustedanagic, Hakaj; Latifi; Çoba, Aralica

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toli, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci; Limaj, Najdovski, Hoti; Gjumsi, Seferi, Xhixha

Partizani-Egnatia 2-2 Junior 60′, 91’/ Shyti 25′, Shtubina 87′

87′ Goool! Tronditje e madhe te Partizani. Levendi pason nga krahu i djathtë teksa kishte hyrë në zonën e Hoxhës dhe të kuqtë kapen me vendosje të gabuar. Praktikisht Shtubina ishte i vetëm dhe arrin të shënojë, Partizani-Egnatia 1-2.

64′ Ndërhyrja e gabuar dhe naive e Albion Markut që merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën para kohe.

60′ Goool! Goditje e Carës nga distanca shkon në traversë dhe kthehet te Junior që e ka të lehtë tundjen e rrjetës, Partizani-Egnatia 1-1.

25′ Goool! Tronditje te Partizani pas golit të Egnatias. Hoxha del nga porta dhe i largon topin Augustos. Mbrojtja e përgjumur i lë mundësinë Shytit të dërgoi topin në portën e boshatisur. Goli i parë dhe vetëm 70 minuta kishte në gjithë kampionatin, Partizani-Egnatia 0-1.

Partizani (4-3-3): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Sota; H. Marku, Rrapaj, Matondo; Mala, Skuka, Cara

Egnatia (4-2-3-1): Puja; Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça; Duranski, Shyti; Lila, Imeri, Jackson; Pedro Augusto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online