“E ka merituar“! Tiago Mota vlerëson maksimalisht Manajn dhe shpjegon pse e uli në stol: Jep gjithmonë kontribut të madh

Tiago Mota ka analizuar fitoren e sotme kundër Kaljarit, në të cilën protagonist ishte edhe Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë të skuadrës. Trajneri i Specias është pyetur në lidhje me 25-vjeçarin, për të cilin ndan vlerësim maksimal.

“Manaj është i rëndësishëm për grupin dhe ekipin. Sot ai nuk e nisi titullar për shkak të një zgjedhjeje taktike, por kontributi i tij është gjithmonë i madh. Që kur ka ardhur ka pasur një moment të vështirë sepse ka luajtur pak, pastaj e ka merituar atë që ka bërë dhe ka merituar respektin e bashkëlojtarëve. Për këtë ai ishte i rëndësishëm në fitore, si të tjerët“, ka deklaruar Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online