Vlerësohet si më i dobëti! Gazetarët e pyesin nëse u zhgënjye nga Manaj, trajneri e mbron: Nuk është e lehtë me Juventusin

Rei Manaj nuk ka bindur aspak kundër Juventusit mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar është neutralizuar tërësisht nga mbrojtja e bardhezinjve, duke mos përbërë asnjë kërcënim gjatë 73 minutave të zhvilluara. “Tuttomercatoëeb“ e ka vlerësuar si më të dobëtin në skuadrën e Specias me notën 5, teksa shkruan: “Lëviz pak dhe rrallë shërbehet nga shokët e skuadrës, duke u mbajtur pa shumë probleme nga qendra e Juventusit“.

Gjithashtu gazetarët kanë pyetur trajnerin Tiago Mota nëse ishte i zhgënjyer me Rei Manajn mbrëmjen e sotme. Megjithatë kreu i pankinës së Specias është përpjekur t’i dalë në mbrojtje duke u shprehur: “Më pëlqyen të gjithë, shpirti është i duhuri. Kjo është mënyra e duhur, ne patjetër mund t’i përmirësojmë gjërat. Ne po përmirësojmë çdo lojë, por jam i kënaqur me të gjithë. Nuk është e lehtë të luash me Juventusin, një skuadër që do të përpiqet të fitojë kampionatin deri në fund. Skuadra ka shpirtin e duhur për të përballuar ndeshjen dhe e pati sërish sonte“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *