VIDEO/ Mbyllet në dramë mes 7 golash sfida! Muriqi fiton penalltinë për të dalë me pikë, Aspas i befason në minutën e 97

Ndeshja mes Selta Vigos dhe Majorkës është mbyllur mes dramës. Vendasit kanë fituar me rezultatin 4-3 falë një penalltie të përkthyer në gol në minutën e 97. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Vedat Muriqi, i cili pavarësisht se nuk arriti të shënojë, ishte personi që fitoi një 11 metërsh në minutën e 84-t.

Goditja e tij devijohet nga dora e mbrojtësit të Seltas dhe pas rishikimit të pamjeve me VAR, arbitri ndëshkon Majon me karton të kuq dhe akordon penallti për Majorkën. Salva Sevija tregohet i saktë përballë portierit dhe i çon shifrat në 3-3, duke shpresuar për të dalë me pikë nga transferta. Por Iago Aspas i befason në minutën e 7 të shtesës, teksa po me anë të një penalltie shënon golin e 4-t të skuadrës së tij dhe e mbyll ndeshjen me rezultatin përfundimtar 4-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

</div

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online